Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Inter del nga “ferri” ku e kishte zhytur Asllani, përmbysja mban gjallë shpresat

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 21:37 | Futboll
Inter del nga “ferri” ku e kishte zhytur Asllani, përmbysja

Interi vuan tmerrësisht pjesën e parë por përmbys gjithçka në 45 minutat e dyta ndaj Empolit, për të mbajtur ende të gjalla shpresat për fitoren e titullit në Serie A.

Zikaltrit e fillojnë në mënyrën më të keqe, edhe nga ana simbolike, kur në minutën e 5-të është Andrea Pinamonti, ende në pronësi të Interit dhe lojtar i rritur në klubin milanez, ai që shënon pas një kundërsulmi perfekt.

Reagimi i kampionëve të Italisë ishte i furishëm, por i kotë. Ishte në fakt talenti shqiptar Kristjan Asllani që do të zhyste në “ferr” tifozerinë interiste në minutën 28, ku realizon po në kundërsulm golin e tij të parë në kampionatin italian.

Shpresat për Interin rikthehen pas një devijimi të Simone Romagnolit, që nuk është ai i Milanit por që i shton simbolizëm ndeshjes me autogolin e tij. Interi merr kurajë dhe barazon me Lautaro Martinez në fund të pjesës së parë.

https://a2news.com/2022/05/06/kuqeziu-asllani-po-fundos-shpresat-e-interit-per-titull/

Pjesa e dytë flet vetëm për milanezët, me raste të njëpasnjëshme që nuk konkretizohen, deri në golin e Martinez në minutën 64. Goli i kilianit Sanchez në sekondat e fundit vlen vetëm për statistikë, Interi për një natë është kthyer në kreun e Serie A dhe pret me padurim ndeshjen e “kushërinjve” të Milanit kundër Veronës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli