“Ka dy lloj raportesh për Shqipërinë; një i diplomatëve një i ambasadës”, Berisha: 32 ambasadorë shqiptarë në shkelje të ligjit

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 22:09
berisha 6 1280x720

“Ka dy lloj raportesh për Shqipërinë; një i diplomatëve një i ambasadës”, Berisha: 32 ambasadorë shqiptarë në shkelje të ligjit

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 22:09

Ka dy lloj raportesh për Shqipërinë, njëri i diplomatëve në Tiranë dhe tjetri që nuk cedon kurrë është i strukturave të ambasadës amerikane, për të cilin ambasadorja nuk ka dijeni. Referuar raportit të DASH për lirinë e medias, diplomati Mal Berisha tregoi në Intervistën me Merita Hakjan se raporti që nxjerr Departamenti i Shtetit nuk kontrollohet nga ambasadorja.

“Ka dy lloj raportesh për Shqipërinë; njëri është i diplomatëve që në Tiranë ka restorante më të mirë se në Nju Jork, trajtimin që u bëjnë në Tiranë nuk ua bëjnë në asnjë vend tjetër krijojnë një lloj afiniteti me liderin dhe raportojnë ato që duan këta të fundit. Por ka edhe një strukturë tjetër brenda ambasadave që jep edhe një raport tjetër tjetër gjë thotë ambasadorja tjetër thotë dash. Raporti që nxjerr DASH nuk është i ambasadores. Janë struktura që as nuk e di se janë aty dhe raportojnë krejt ç’ndodh këtu dhe raporti i DASH nuk është nën kontrollin ambasadores dhe as të drejtuesit të departamentit por janë struktura të tjera që janë themeli i shtetit amerikan”

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërhyrë në 2013-ën që Shqipëria të mos avanconte drejt BE-së, pasi merita i shkonte partisë që ishte larguar nga pushteti.

“Ne në 2013 kemi qenë në prag të një avancimi galopant drejt BE. BE-së iu kërkua nëpërmjet britanisë së madhe në dhjetor  që ata të mos bënin hapin premtuar nga kryeministri shqiptar sepse  kredo politike i shkonte partisë që ishte larguar nga pushteti. Pastaj ndjesia e frikës që shqiptarët e ndjenë që në fillim të një revanshi që mori ky njeri bëri që masat e mëdha të shqiptarëve të sulmonin Europën dhe çadrat ishin mbushur rreth Parisit me shqiptarë. Shqipëria ka më shumë azilantë se ukraina që është në luftë”.

Ai kritikon diplomatët europianë që japin shpresë  për shqipatrët kur vijnë këtu apsi notojnë në luks dhe nuk kanë asnjë kredo atje ku merret vendimi.

“Flenkenshtejn thoshte broçkulla në Tiranë dhe të gjithë të deleguarit vijnë e flasin me fjalë shpresëdhënëse kur nuk kanë asnjë kredo atje ku merret vendimi. Raportet e dyanshme të disave që vijnë këtu dhe notojnë luksin që nuk e gjejnë askush se në vendet perëndimorë askush nuk trajtohet si në Shqipëri dhe ko është dobësi e jona. Një i korruptuar ka aftësi të madh e për të korruptuar ët tjerët pastaj është raporti që na lë te dera. Në një vend që nuk ka drejtësi, nuk jetohet.”.

Berisha denoncoi gjithashtu se janë 32 ambasadorë jashtë Shqipërisë që punojnë në shkelje të ligjit.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE kufizon shumë gjëra nga ato që bëhen këtu si tendera të fhshetë inceneratorë korrupsion nepotizëm emërim me ëhatsapp, mbajtja e 32 ambasodorëve të Shqipërisë janë jashtë mandatit, ku 13 prej tyre janë në pension prej shumë vitesh ka ambasadorë që janë 10 vjet që janë kundër ligjit se me ligj duhet 3 vjet nga 4 vjet që ishte më parë. Kush të lejon po të jesh anëtar i BE ta trajtosh në këtë formë”.