Kriza e çmimeve, Muço tregon masat që duhet të ndërmarrë qeveria

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 21:12

Kriza e çmimeve, Muço tregon masat që duhet të ndërmarrë qeveria

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 21:12

Klodian Muço deklaroi në “Business News”, në A2 CNN, se qeveria duhet të marrë një sërë masash për të bërë të përballueshme rritjen e çmimeve, që duket se do të vijojë deri në vitin 2024.

“Krizat po vazhdojnë njëra pas tjetrës dhe çmimet do të vijojnë të jenë të larta deri në 2024. Kjo rritje çmimi, nëse nuk shoqërohet me rritje pagash, do të bëjë që qytetarët të konsumojnë më pak dhe të mos ketë rritje ekonomike. Paketa e rezistencës sociale ishte parashikuar për rritjen e inflacionit, pra nuk është ndihmë për të përballuar rritjen e çmimeve”, shtoi Muço.

Sipas tij, duhet “një paketë për mbështetjen e biznesit, duhet hequr një pjesë e taksës së naftës, duhet paketë ndihme për konsumatorët në nevojë dhe duhet pezulluar një pjesë e shërbimeve publike, duke u shtyrë për një moment tjetër”.