Kuqeziu Asllani po “fundos” shpresat e Interit për titull

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 19:42

Kuqeziu Asllani po “fundos” shpresat e Interit për titull

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 19:42

Eshte një nga zbulimet më të reja të Kombëtares kuqezi, por edhe e gjithë Serie A. Kristjan Asllani është titullar i padiskutueshëm në mesfushën e Empolit, i lakmuar nga ekipet më të mëdha të kampionatit italian.

Sot Empoli po luan në Milano, dhe 20 vjeçari nga Elbasani po tregon talentin e tij. Në fakt, Asllani shënoi golin e parë të tij në Serie A, duke fundosur Interin në kërkim për titull, që momentalisht ndodhet në dizavantazh falë edhe golit të “ish-it” Pinamonti, me Interin që shkurtoi me një autogol të Romagnoli.

Milani është një nga ekipet që pretendojnë të jenë në garë për mesfushorin shqiptar dhe patjetër që do të ishin të lumtur ta merrnin, pasi ndoshta me golin e tij i ka dhuruar titullin.