Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mal Berisha: Largimi masiv i shqiptarëve, një nga plagët më të rënda, si në shekullin XV

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 21:15 | Politikë
Mal Berisha: Largimi masiv i shqiptarëve, një nga plagët më

“Largimi masiv i shqiptarëve është një nga plagët më të rënda që përkon në histori me shekullin XV pas rënies së rezistencës otomane”. Kështu u shpreh ish-ambasadori shqiptar në Londër Mal Berisha në Intervistën me Merita Haklajn, duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj qeverisjes, opozitës, por edhe ndaj ndërkombëtarëve. Pavarësisht kësaj ai vlerëson rolin që ka marrë shqiptaria në rajon.

“Me gjithë problematikën e madhe unë nuk i takoj kategorisë nihiliste, jam shumë kritik ndaj gjërave që nuk bëhen mirë, por kemi qenë ndonjëherë një vend që në Shqipëri jemi të pavarur, Kosova është shtet i ri dhe po funksionon si shtet demokratik dhe popullsitë tona në RMV e Mal të Zi kanë fituar një rol  që nuk e kanë pasur ndonjëherë dhe unë mendoj se asnjëherë nuk kemi qenë më mirë seç jemi por jam shumë kritik që në këto rrethana nuk veprojmë siç duhet për t’i bërë gjërat më mirë seç janë. Gjërat që shoh me kritikë është; dëshira e popullit shqiptar për të qenë e pjesë e botës perëndimore, të cilën e kemi dëshmuar që nga viti 90 e këtej, dëshmia e parë që ne përmbushëm standardet për vend i NATO-s dhe hynë në çatinë e organizatës më të madhe politike e ushtarake që njerëzimi ka patur. Përpjekjet tona kanë qenë titanike, por ne arritën standardin e zhvillimit, zgjedhjet e lira, drejtësia e pakapur dhe ndalimi i të qenit shtet eksportues i krimit, armëve dhe refugjatëve. Skepticizmi që ishte ndaj eksodit u arrit standardi që i dha të kuptonte botës që shqiptarët po kthehen në vendin e tyre se po hapej punë e biznese, por pati një proces kthimi mbrapa. Dhe largimi masiv i shqiptarëve është një nga plagët më të rënda  që përkon me histori me shekullin 15 pas rënies së rezistencës otomane ku masa të mëdha morën drejtimin në vende të tjera”.

Sipas ish- diplomatit, Berisha njerëzit largohen se nuk kanë shpresë dhe drejtësi në vend  

“Nuk u jep shansin të rinjve të mirëarsmohen, bizneset, tenderat mundësitë nuk janë të barabarta, klima e biznesit nuk e favorizon të bërit biznes, por shqiptarët duhet të gjejnë veten këtu dhe shumë nuk e gjejnë. Shqipëria nuk është në drejtimin e duhur”.

Kritik për largimin e profesionistëve dhe shtresës së mesme është Mal Berisha edhe ndaj ndërkombëtarëve, përpos qeverisjes së keqe dhe opozitës së dobët.

“Një popull që pretendon se jeton në demokraci funksionale kur nuk gjen shpresë te qeverisja ka shpresë të opozita, po kur opozita është vulnerabël lind alternativa e tretë dhe kjo është largimi. Një kritikë të ashpër dhe për perëndimorët që na monitorojnë; së pari monitorimi nuk është serioz ata vijnë për qejfe, por të vijë një diplomat në Shqipëri. Ai që vjen këtu ka një synim krejt personal. Duhet të jemi kritikë që të ecim përpara. Njeriu largohet se nuk sheh shpresë”.

Dhe detyrën e diplomatit ai e shikon si shenjë të atdhedashurisë dhe sakrificës për vendin.

“Të jesh diplomat i Shqipërisë së pari duhet të jetë atdhedashës dhe kriteri më i mirë i zgjedhjes së një diplomati do të thotë që e do Shqipërinë dhe a je gati të bësh sakrifica për Shqipërinë”

A2 CNN Livestream

Dita jonë