Meta dekreton ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 17:33
ilir meta 1280x720

Meta dekreton ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 17:33

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në ligjin “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Në arsyetimin e tij kreu i shtetit shprehet se çdo nismë që synon përafrimin e direktivave të BE-së, aksesi i personave me aftësi të kufizuar dhe mbrojtja e së drejtës së autorit, janë mirëpritura.

“Çdo nismë që synon përafrimin e direktivave të Bashkimit Europian, rritjen e disponueshmërisë së librave dhe materialeve të tjera të printuara në formate të përshtatshme e të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, dhe forcimin e mbrojtjes së të drejtës së autorit, është e mirëpritur”.