Moyes kërkon Brojën te West Ham, Southampton i premton rreth 2 milionë paund në sezon

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 11:27
southampton v burnley premier league scaled 1 1110x720

Moyes kërkon Brojën te West Ham, Southampton i premton rreth 2 milionë paund në sezon

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 11:27

West Ham po planifikon të marrë Armando Brojën këtë verë, kur të përfundojë sezoni i huazimit te Southampton. Nëse konfirmohet, Broja do të kthehej në Londër, por jo te Chelsea.

Sipas “The Sun”, West Ham u përpoq ta merrte sulmuesin shqiptar që në janar, por nuk ia doli. Gazeta britanike shkruan se trajneri David Moyes e pëlqen veçanërisht shumë Brojën, sidomos në ndeshjet që ka luajtur kundër skuadrës së tij këtë sezon, ku spikat goli që i eliminoi nga FA Cup në mars.

Situata te Chelsea është e ndërlikuar dhe çdo lëvizje ka ngrirë për shkak të sanksioneve të vendosura kundër pronarit Roman Abramovich. Por sipas “The Sun”, sapo situata të rikthehet në normalitet, edhe Southampton do të kërkojë ta blejë Brojën, duke i ofruar edhe një rrogë të ngjashme me dy lojtarët kryesorë të skuadrës Che Adams dhe Adam Armstrong, gati 2 milionë paund në vit, ndërkohë që aktualisht merr më pak se 500 mijë. Por West Ham mund ta joshë lojtarin shqiptar duke i ofruar pjesëmarrjen në kompeticionet europiane vitin e ardhshëm.

Në javët e kaluara, shumë skuadra janë përmendur si të interesuara për sulmuesin, mes të cilave, Milan, Napoli, Borussia Dortmund dhe Arsenal.