“Një copë e vogël toke që mund të çojë në luftë NATO-n me Rusinë”

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 12:36

“Një copë e vogël toke që mund të çojë në luftë NATO-n me Rusinë”

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 12:36

Sulme misterioze ndodhën të hënën e Pashkëve në godinën e Ministrisë së Brendshme në Transnistri. Ato ishin sulmet e para nga një seri incidentesh të tjera që kanë ngjallur frikë se pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet më tej në rajon.  

Ngjarjet kanë ndodhur në Transnistria, një copë toke në perëndim të Ukrainës, e cila u shkëput nga Moldavia gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik dhe mbetet nën kontrollin e Moskës.

Incidentet janë shoqëruar edhe me kërcënime të vazhdueshme nga Kremlini dhe përshtaten me lojërat mizore të Vladimir Putinit, i cili nxit tension e më pas e përdor atë si një justifikim të dobët për të dërguar ushtrinë si shpëtimtare.

Çuditërisht, një nga autorët e së hënës hodhi granatahedhësin me të cilin kreu sulmin dhe u zbulua se ai ishte i prodhuar në Rusi dhe përdorej vetëm nga forcat e putin dhe nga ushtria e Gabonit në Afrikë. “Unë mendoj se ishin nga Gaboni”, tha me ironi një ministër moldav pas ngjarjes.

Frika është gjithnjë në rritje për 3,5 milionë banorët e shtetit të vogël Europian, i cili është i trembur se mund të përfundojë në luftë njësoj si Ukrainë. Një veprim ky që mund të shtonte presionin te Perëndimi për ndërhyrje, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira që Moldavia ka me Rumaninë fqinje, e cila është pjesë e BE-së dhe NATO-s.

“Vlerësimi ynë është se pro-rusët qëndrojnë pas gjithë këtyre zhvillimeve për të detyruar Rusinë që të ndërhyjë”, Mihai Popsoi, kryetar i grupit parlamentar të partisë në pushtet. “Këta njerëz nuk marrin frymë pa miratimin e Kremlinit”, shtoi ai.

Popsoi pranon situatën aspak të qetë, duke qenë se Moldavia mbështet në neutralitet për sigurinë sesa në ushtrinë e saj të vogël. Megjithatë, Popsoi, i diplomuar në Universitetin e York, me origjinë ruse, babai i të cilit u kthye në Moldavi për të luftuar kundër separatistëve në fillim të viteve 1990, shton se ata kanë 30 vite në ankth për konfliktin e ngrirë në Transnistria. / Daily Mail