“Orteku” me tifozë pushton fushën në Gjermani
Festë më se e merituar ishte ajo e tifozëve të Eintracht Frankfurt pasi mposhtën West Ham dhe fituan të drejtën për të marrë pjesë në finalen e Europa League.
Tifozët gjermanë, të cilët shtangën spanjollët e Barçës teksa mbushën Camp Noun në transfertë, në ndeshjen e fundit në stadiumin e tyre u futën në fushën e lojës menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj West Ham, të cilën e fituan 1-0.