Pensioni, një klikim larg. Të moshuarit nuk mund t’i bashkohen “revolucionit digjital”

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 15:18

Pensioni, një klikim larg. Të moshuarit nuk mund t’i bashkohen “revolucionit digjital”

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 15:18

“Një klik larg…”. Është ky slogani me të cilin qeveria po zhvillon atë që e quan kryeministri Edi Rama “revolucion digjital”.

Me gjithë dëshirën e madhe, jo gjithkush mund të bëhet pjesë e këtij zhvillimi që synon të shërbejë si gur themeli i shkëputjes nga e shkuara. Ata që janë në prag pensioni, jo e jo. Emire Selimi, nga Burreli, është një prej tyre: “Nuk e di si do ta bëj, do të shkoj në ndonjë pikë interneti…”.

Shpresa dhe Mirela janë gjithashtu në prag pensionimi. Për të përfituar shpërblimin mujor pas një pune mbi 40-vjeçare, ato duhet të dorëzojnë përmes platformës qeveritare e-Albania dosjet e tyre të pensionit. Shqetësimin e qytetarëve e mirëkuptojnë edhe përfaqësues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Astrit Hado shprehet: “E dimë që jo të gjithë janë mirë me përdorimin e teknologjisë”.

Por, gjithmonë ka një zgjidhje dhe si gjithmonë, gjithçka nis nga familja: “Më mirë të kërkosh ndihmën e fëmijëve sesa të shkosh nëpër zyra”.

Prej 1 majit, 54 shërbime të ofruara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mund të merren tashmë vetëm “online”. Përveç atyre në moshë pensioni, dokumentacionin “online” duhet ta plotësojnë edhe personat që marrin ndihma për shkak të vështirësive ekonomike apo invaliditetit.