Presidenti i ri, një emër nga opozita? Gjiknuri: Nuk kemi pse të paragjykojmë

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 10:13

Presidenti i ri, një emër nga opozita? Gjiknuri: Nuk kemi pse të paragjykojmë

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 10:13

Në një konferencë për gazetarët këtë të premte, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u pyet nëse presidenti i ri mund të jetë një propozim i opozitës.

Gjiknuri u shpreh se emri do të dalë pasi të ketë dakordësi për profilin e presidentit, duke mos mohuar se mund të jetë një propozim edhe i opozitës.

“Mund të jetë një emër që do të ketë pëlqyeshmërinë nga të dyja palët. Nuk kemi pse të paragjykojmë. Në momentin që diskutojmë për një profil mund të ngushtojmë numrin e kandidatëve të një profili. Parimet janë të gjejmë një profil pa interesa politike, pa plane politike. Të mos jetë si Meta që u duk qartë se kishte plane pas zyre. Mund të jetë edhe një politikan që e kam mbyllur interesin e tij politik. Emri do të dalë pasi të biem dakord për profilin që meritojnë shqiptarët”, tha Gjiknuri.