Procesi për presidentin e ri, Braimllari: Farsë e qeverisë, baza pret rikthimin e Metës në krye të LSI

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 13:39

Procesi për presidentin e ri, Braimllari: Farsë e qeverisë, baza pret rikthimin e Metës në krye të LSI

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 13:39

Pesë vite më parë emri i presidentit të Republikës erdhi nga radhët e LSI, por këtë vit kjo parti ka preferuar të qëndrojë larg procesit.

Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari, në një intervistë për A2CNN, e quan procesin një show të orkestruar nga Kryeministri Rama, për t’u dukur si njeri që kërkon konsensusin me opozitën.

“Përpjekja e Ramës për të patur një president kukull, një president zgjatim të tij është e qartë dhe ky lloj bisedimi, ky lloj show i shërben Edi Ramës për t’i dhënë Alibeajt një emër që propozoje t’i këtë emër që prapë të jetë emri im si President i Republikës. Kemi të bëjmë me një opozitë fasadë dhe shoë që përfaqësohet nga një grup shumë i vogël deputetësh”, tha Braimllari.

Largimi i vëmendjes nga ato që i cilësoi si aferat qeveritare sipas tij është një tjetër arsye pse Rama po i fryn konsultimeve për kreun e ri të shtetit.

“Procesi i zgjedhjes së presidentit të Republikës po përdoret nga Rama për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e vërteta nga çështja e inceneratorve. Nga rritja e çmimeve”, shtoi Braimllari.

Mandati presidencial i Ilir Metës përfundon një ditë para Konventës Kombëtare të LSI dhe Braimllari nuk e fsheh dëshirën për një rikthim të Metës në krye të partisë së dytë me të madhe në opozitë.

“Është e qartë që struktura e LSI, anëtarët votuesit presim një rikthim të zotit Meta. Por në finale është zgjedhja e tij”, përfundoi sekretari i LSI.

Braimllari theksoi rëndësinë e formimit të një fronti të gjerë opozitar për t’u përballur me qeverinë e Edi Ramës.