Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Raporti i IDM: Qytetarët të polarizuar por ndryshojnë mendje pas debatimit 

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 18:23 | Politikë
Raporti i IDM: Qytetarët të polarizuar por ndryshojnë mendje pas

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim bëri prezantimin e raportit mbi gjetjet e eksperimentit Shqipëria në Kuvendin ku 120 qytetarë morën pjesë në anketimin deliberativ me qëllim angazhimin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në vend.

Në dokument shprehej qartë se opinioni i qytetarëve për tema të caktuara dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje kishte ndryshuar pas këtij aktiviteti.

“Pavarësisht se edhe vetë të anketuarit në sondazhin kombëtar u vetë-identifikuan si shumë skeptik për të ndryshuar qëndrimet ose aspekte të bindjeve të tyre lidhur me politika të caktuara, në praktikë, ajo që mësuam nga kjo është që nuk është aq e pamundur sa mendojnë qytetarët ose edhe aq sa e mendojmë ne që të jetë e pamundur”, shpjegoi Gjergji Vurmo i IDM.

Sipas tij, të dhënat dëshmojnë për një proces konsultimi publik të mirëfilltë, ku qytetarët u informuan nga ekspert të fushës për çështje të caktuara dhe iu dha mundësia e debatimit të tyre, përpara se sa të krijonin një opinion përfundimtar, duke kritikuar proceset e ngjashme të organizuara nga qeveria apo parti politike.

 “Mendoj që ky është dallimi thelbësor i një procesi të mirëfilltë konsultimi publik dhe një procesi konsultimi publik që bëhet sa për sy e faqe për të justifikuar një vendim i cili është marrë tashmë diku tjetër dhe jo në sallën ku pretendohet se zhvillohet”, thotë Vurmo për A2 CNN.   

Koncepti i demokracisë debatuese është ende i ri në shoqërinë shqiptare. Përfitimet nga diskutimet e bazuara në informacione në periudhën afatmesme dhe afatgjate janë cilësuar në raport si shumë të vlefshme, sepse ndihmojnë në krijimin e një kulture të menduari kritik.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani