Real Madrid apo PSG? Mbappe rinovon kontratën? Mamaja e lojtarit mohon çdo gjë

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 12:40
Mbappe konfirmon largimin  PSG e humbi mundesine te fitonte para me mua 1024x576

Real Madrid apo PSG? Mbappe rinovon kontratën? Mamaja e lojtarit mohon çdo gjë

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 12:40

Paris Saint Germain apo Real Madrid? E ardhmja e Kilian Mbape mbetet një mister. Mbrëmjen e të enjtes qarkulloi shpejt lajmi në mediat franceze se sulmuesi kishte pranuar të qëndronte në Paris dhe të nënshkruante kontratën e re me kryeqytetasit, por menjëherë pas kësaj ishte mamaja e futbollistit Fajza Lameri që përgënjeshtroi lajmin.

‘’Nuk ka asnjë marrëveshje të re mes Parisit dhe Mbappe , gjithçka do të zgjidhet në fund të sezonit’’.

Ishte kjo deklarata e saj në faqen e saj në Twitter duke mos hedhur poshtë të gjitha zërat për qëndrimin në Francë. Disa ditë më parë, mamaja e Mbappe u takua në Doha me presidentin e klubit Nasser Al Khelaifi dhe pati disa sinjale pozitive, por asnjë nga palët nuk dha detaje konkrete.

Oferta e Real Madrid nuk ndryshon. Spanjollët kanë ofruar 50 milionë euro neto në sezon dhe një premio që shkon deri në 100 milion euro nga momenti që francezi firmos me klubin.

Kontrata Kilian Mbappe skadon në qershor të këtij viti .A do të rinovoj apo jo, gjithçka do të vendoset në fund të sezonit.