“Lidhje me krimin”, KPK shkarkon Arjan Ndojin, prokurori: Çështja në Strasburg

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 15:43

“Lidhje me krimin”, KPK shkarkon Arjan Ndojin, prokurori: Çështja në Strasburg

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 15:43

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj, i plagosur në atentatin e nëntorit të vitit 2019.

Nga vettingu, prokurori Ndoj u hetua vetëm për figurën dhe aftësitë profesionale, për të cilat konsiderohej nga DSIK me lidhje të papërshtatshme dhe me vendime të ndikuara nga biznesi. Si provë iu soll emri i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”, i cili gjendej në të njëjtën makinë me të cilën po udhëtonte Ndoja kur iu bë atentat dhe mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku.

Pas përfundimit të seancës, Ndoj la të kuptohet se do e çojë çështjen në Strasburg pasi vendimi sipas tij është politik.

Në seancën dëgjimore në KPK javën e kaluar, pikërisht çështja e atentatit shkaktoi debate mes tij dhe përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs.

Vëzhguesi ndërkombëtar i tha prokurorit se ai shoqërohej me personat e gabuar dhe se ishte fatkeqësi për shoqërinë shqiptare, që një person me zgjuarsinë e tij të bënte këto veprime.