
Tashmë është zyrtare, Arteta rinovon me Arsenal deri në qershor të vitit 2025
Mikel Arteta do të vijoj të jetë në krye të pankinës së Arsenalit të paktën dhe për tri vitet e ardhshme. Ka qenë vetë klubi londinez që me anë të një postimi në rrjetet sociale i komunikoi tifozëve lajmin e shumëpritur.
Spanjolli ka firmosur rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2025. Që nga ardhja e tij tek topçinjtë, në dhjetor të 2019, Arteta ka koleksionuar 126 ndeshje nga te cilat 71 fitore, 20 barazime dhe 35 humbje.
Aktualisht Arsenal gjendet në kuotën e 63 pikëve dhe pozicionohet në vendin e katërt , 3 më pak se Chelsea i vendit të tretë.