Thirrje për evakuimin e grurit, 25 milionë tonë kanë ngecur në Ukrainë

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 15:23
e3828e66 532f 44ed 87e2 7e8878524fa8 cx0 cy2 cw0 w1200 r1

Thirrje për evakuimin e grurit, 25 milionë tonë kanë ngecur në Ukrainë

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 15:23

Agjencia e Organizatës së Komeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, thotë se rreth 25 milionë tonë grurë kanë ngecur në Ukrainë dhe nuk mund të largohen nga vendi, për shkak të bllokimit të infrastrukturës dhe porteve ukrainase në Detin e Zi.

Bllokada e grurit shihet si një prej faktorët kryesorë të rritjes së çmimit të ushqimeve në të gjithë botën, në muajin mars. Deri para nisjes së luftës, Ukraina vlerësohej të ishte eksportuesja e gjashtë më e madhe e grurit dhe katërta sa i përket eksportit të misrit.

Zv.drejtori i FAO-s, Josef Schmidhuber, tha që, nëse situata nuk ndryshon, vendi nuk do të ketë ku të magazinojë të korrat e muajve korrik dhe gusht. Gjithashtu, shqetësim mbetet fakti që një pjesë e depove mund të jenë shkatërruar gjatë luftimeve.

Në fillim të javës, kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iweala, tha se ishte e shqetësuar se rritja e çmimeve do të vijonte edhe më muajt e ardhshëm. “Do të ishte ndihmë e madhe nëse arrijmë të evakuojmë grurin nga Ukraina. Ka rrezik që çmimet të rriten edhe më shumë dhe kjo mund të çojë në rritjen e urisë në vende të ndryshme”, tha ajo.