Traditë e lashtë, Shishtaveci feston ditën e Shën Gjergjit

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 15:50

Traditë e lashtë, Shishtaveci feston ditën e Shën Gjergjit

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 15:50

Shën Gjergji është një festë e vërtetë në një prej zonave më të bukura malore të veriut të vendit, Shishtaveci. Që në lashtësi Shën Gjergji ka qenë një ditë e shënuar për Shishtavecin dhe me sa duket tradita po vijon edhe në ditët e sotme.

Qindra vizitorë të zonës, nga Kosova, Tirana dhe Durrësi por edhe emigrantë nga Italia dhe Anglia, nuk i humbin festimet e kësaj dite.

Lodra muzikore, vizita në familje gatime tradicionale, por ajo që është kryefjala e kësaj feste gara me kuaj, janë disa nga aktivitet e ditës së Shën Gjergjit në Shishtavec.

Dita e Shën Gjergjit hap edhe sezonin veror në zonën turistike të Shishtavecit.

Festimet e kësaj dite simbolizojnë edhe daljen shëndoshë e mirë nga dimri, si dhe bëhen lutje për mbarësi në bagëti dhe bujqësi.