Vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Berisha: Bardhi dhe Balla janë përgjegjës

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 13:47
vrasja elbasan pjerin xhuvani 774x579

Vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Berisha: Bardhi dhe Balla janë përgjegjës

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 13:47

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Gazment Bardhin dhe Taulant Ballën se kanë përgjegjësi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të përgjithshme.

“Kur u kërkua hetimi i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan u gropos komisioni për hetimin e zgjedhjeve, me urdhër të Bashës. Përgjegjësi për ngjarjen kanë Gaz Bardhi dhe Taulant Balla. Ai ishte një militant i majtë, por një mjek dhe askush nuk duhet të vritet në Shqipëri”, tha Berisha.

Më tej, ai tregon edhe sesi ra paqja për këtë çështje.  “Ata e morën prokurorin që është një lloj Blerina Muçi në katror, këtë prokuror që gënjeu shqiptarët, se nuk kishte material zgjedhore në makinën e militantit të Ballës. Këtë e sollën prokuror në SPAK dhe ra paqja midis tyre”, tha Berisha.