Yjet e futbollit u mblodhën të enjten në Monte Karlo për të përcjellë në banesën e fundit agjentin Mino Raiola, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Erling Haaland, Zlatan Ibrahimovic, Gianluigi Donnarumma ishin mes futbollistëve që morën pjesë në funeralin e agjentit të tyre.
Raiola ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare. Vdekja e tij shokoi botën e futbollit dhe grupin e futbollistëve besnikë që ai përfaqësonte.
Ceremonia mortore ishte private ku të pranishëm ishin vetëm një numër i vogël familjarësh dhe bashkëpunëtorësh. Ajo u zhvillua në Kishën e Saint-Charles.