Asambleja e PS, Gjiknuri: Jemi të pamposhtur, do të fitojmë pjesën dërrmuese të bashkive

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 10:19
7 MAJ PS ASAMBLEJA frame 11074 1280x720

Asambleja e PS, Gjiknuri: Jemi të pamposhtur, do të fitojmë pjesën dërrmuese të bashkive

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 10:19

Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e Asamblenë e Përgjithshme. Fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë zbatimi i vendimeve të miratuara në Kongresin e 9 prillit.

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri e vuri theksin te zgjedhjen e kryetarëve të partisë në degë dhe zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Ky proces që do ndjekim i shërben forcimit të organizatës jo vetëm me njerëz të ri por të bëhet një organizatë me skelet të fortë strukturor organizativ që pavarësisht garave a humbjeve në vende të caktuara të kemi parti solide që është gjithmonë gati të ringrihet apo të korrigjojë gabimet. Do bëhet procesi i veçantë për zgjedhjen e kryetarëve të partisë, do jetë proces konkurrues, do kemi ballafaqim idesh para anëtarësisë, jo më atë mënyrën e ngushtë të propozimit të kandidatëve”.

Duke folur për zgjedhjet vendore te vitit qe vjen, Gjiknuri shprehu bindjen për fitoren e shumicës dërrmuese të bashkive.

“Për t’u përgatitur si duhet që ne zgjedhjet vendore të ballafaqohemi. Jam i bindur që kjo parti do jetë përsëri e pamposhtur e do i fitojë pjesën dërrmuese të bashkive pse jo të gjitha, por jam i bindur që pjesa dërrmuese do jetë prapë në drejtimin e PS por kjo do punë e duhet nisur që sot. Na pret punë intensive, kemi kohë të mjaftueshme të riorganizohemi e të ballafaqohemi me njerëzit më të mirë, të shohim ku janë problemet reale e identifikojmë njerëzit e duhur që do udhëheqin partinë”.