Berisha: Rasti i Ilvi Metës dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 21:19

Berisha: Rasti i Ilvi Metës dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 21:19

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në protestën e sotme, pas vdekjes së 31-vjeçarit Ilvi Meta në një komisariat në Kavajë, deklaroi se ajo ngjarje “dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit shqiptar”.

“Çdo qytetar e ka të garantuar jetën në çdo vend të lirë. Në Shqipëri është tragjike sepse ka të rinj që shkojnë në qeli me shëndet të plotë dhe dalin prej tyre me arkivol. Rasti i Ilvi Metës në Kavajë është rast tragjik dhe dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit shqiptar. Asnjë nga përgjegjësit kryesor të narkoshtetit nuk ka shqipëruar një fjalë të vetme për këtë dramë të një të riu që nuk meritonte të humbiste jetën në institucione shtetërore. Por, ky është morali i kësaj bande në pushtet, që rrezaton në të gjitha institucionet”, tha Berisha.