Bosi i drogës u ekstradua për në SHBA, ndjekësit e tij shpallin “katër ditë terrori” në vend

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 13:04

Bosi i drogës u ekstradua për në SHBA, ndjekësit e tij shpallin “katër ditë terrori” në vend

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 13:04

Anëtarët Clan del Golfo, një grup narkotrafikantësh paraushtarak, shpallën katër ditë terrori në vend, pasi qeveria kolumbiane vendosi të ekstradojë drejt Shteteve të Bashkuara liderin e tyre, Dairo Antonio Usaga, të njohur edhe si Otoniel.

Protestat nisën që të enjten e kaluar, me bllokimin e rrugëve në qytete të ndryshme dhe djegien e makinave për të penguar kalimin. Përveç akteve të shumta të dhunës, një efektiv policie ka mbetur i vrarë, në Caracoli, në një atentat të tipit mafioz.

Të premten, ministri kolumbian i Mbrojtjes, Diego Molano, shpalli masa të reja shtesë për sigurinë e 23 bashkive të vendit, ku Cal del Golfo ushtron aktivitetin kriminal dhe ka kryer aktet e dhunës. Sipas tij, deri tani janë arrestuar 44 persona.

Otoniel u ekstradua të mërkurën në Shtetet e Bashkuara, ku do të gjykohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve kolumbiane ai ka trafikuar rreth 200 tonë kokainë në vit. Për shkak të këtyre shifrave, ai u krahasua nga Presidenti i vendit, Ivan Duque, me trafikantin famëkeq kolumbian të viteve 1980, Gabriel Escobar.