Civilët evakuohen nga fabrika e çelikut Azovstal

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 22:24
azovstal 2 1073x720

Civilët evakuohen nga fabrika e çelikut Azovstal

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 22:24

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka njoftuar se “të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit” janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal.

“Urdhri i Presidentit u zbatua. Kjo pjesë e operacionit humanitar në Mariupol është plotësuar”, tha zyrtarja.

Lajmin e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Sipas saj, operacioni i evakuimit të civilëve nga Azovstali ka përfunduar.