Cristiano, pa Champions për herë të parë që nga viti 2003

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 21:29
cristiano 1080x720

Cristiano, pa Champions për herë të parë që nga viti 2003

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 21:29

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, pas disfatës 4-0 që Manchester United pësoi ndaj Brighton.

Hera e fundit që portugezi ka munguar në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, ka qenë në sezonin 2002-2003, ose e thënë ndryshe, 19 vjet më parë, kur luante me Sportingun e Lisbonës.

Pas atij sezoni, Cristiano nisi aventurat me United, Real dhe Juve, ekipe me të cilat ka luajtur gjithmonë në Champions.

Tashmë, që të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, Cristiano duhet të ndryshojë skuadër.