Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dita perfekte e Tiranës, kampion për herë të 26 pas fitores me përmbysje në derbi

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 20:44 | Futboll

Tirana është shpallur kampion për herë të 26 dhe zyrtarizimin e titullit e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme për tifozët bardheblu: me një fitore me përmbysje, në derbin ndaj Partizanit.

Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi mposhti 2-1 rivalët e përjetshëm, pasi e pa veten në disavantazh nga goli i jashtëzakonshëm me roveshatë i Skukës.

Në “Elbasan Arena”, Seferi dhe Totre ishin autorët e golave që vulosën kampionatin, kur duhen edhe 3 javë nga fundi i tij.

https://a2news.com/2022/05/07/behiratche-nuk-pranon-te-zhvishet-seferi-ben-foto-me-te-gjithe-pamjet-e-festes-se-titullit-bardheblu/

A2 CNN Livestream

Dita jonë