“Durimi ynë po soset”, Rama thirrje SPAK:  Zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë, non grata i bën karshillëk drejtësisë

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 14:00

“Durimi ynë po soset”, Rama thirrje SPAK:  Zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë, non grata i bën karshillëk drejtësisë

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 14:00

Kritika të ashpra ka adresuar kryeministri Edi Rama edhe ndaj SPAK-ut. Në mbledhjen e Asamblesë Socialiste ai bëri përgjegjës SPAK-un sërish për Sali Berishën , i cili sipas tij po sfidon drejtësinë dhe i bën karshillëk SHBA-së dhe popullit.

Rama i bëri thirrje SPAK-ut që të zgjohet dhe t’i dalë në mbrojtje Shqipërisë, pasi sipas tij e keqja  e ka vënë përfund Shqipërinë, por PS nuk do ta lejojë.

“Kualifikimi i së keqes nuk është se disa do t’ia hedhin  pa u lagur por e keqja do ta vërë përfund këtë vend siç e kishte vënë përfund para se të krijoheshit ju SPAK-u dhe para se të krijoheshin institucionet e reja të drejtësisë. Këtë rënie përfund PS nuk do të lërë dy gurë bashkë që të mso e lejojë. Ne kemi mbajtur një qëndrim të paimagjinueshëm përpara se të angazhoheshim me reformën në drejtësi, në të gjitha arkivat nuk gjendet një diskutim që të jetë vënë në dyshim qëndrimi ynë. Nuk mban më përballë kësaj talljeje të madhe. Partnerët tanë na futën peshkun si simbol është realisht tallje e madhe që SPAK-u përdor vetëm një lloj grepi dhe për një lloj peshku pa e pasur problem fare që të gjuajë dhe cironka me dinamit por duket që nuk ka vullnet për ta përdorur dinamitin për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA, Shqipërisë dhe popullit dhe zgjohen e ngrysen duke nxjerrë llum nga goja.

Durimi ynë po soset. Kjo do të thotë që SPAK dhe të gjithë ata që janë të interesuar për të bërë drejtësi në këtë vend duhet të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën e kemi në vend.  

Këtë turpin e Ardian Dvoranit nuk e kemi thënë ndonjëherë por ka dhe turpe të tjera të mëdha shumë. Thirrja ime është askujt nuk do t’i bëhet mburojë kujtdo që do të përballet me drejtësinë.

Zonja e zotërinj të SPAK-ut zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë. Nëse Shqipëria është e turpëruar përpara një non gratë një të vdekuri që i bën karshillëk një populli dhe gjithë dynjasë këtë turp vetëm SPAK-u duhet ta mbajë dhe askush tjetër. Kush e ka lexuar mandatën e sekretarit të shtetit i takon institucioneve të drejtësisë të bëjnë detyrën e tyre dhe kjo nuk është për Amerikën, por po sfidohet drejtësia dhe deligjitimohet SPAK-u dhe sistemi i ri drejtësisë që ka ngatërruar detyrat e KLSH me detyrat e prokurorisë speciale, ka ngatërruar drejtësisë penale me përgjegjësitë administrative”.

Rama e akuzoi SPAK-un edhe për gjystarin Ardian Dvorani për të cili filloi hetimin menjëherë pas kallëzimit të Metës, edhe pse u vlerësua nga SHBA.

“SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshme për të vepruar ,minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit si një ndër kampionët që të mos e lejonte të hynte në proces për t’u promovuar i gjykatës. SPAK në mënyrë të rrufeshme a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë më në fund do të largohet nga zyra e presidentit. Çështje në hetim, gjë të cilën, pastaj procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfry si një fluskë sapuni. Por nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurrueshëm sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë kashtë nga vettingu për pasuri marramendëse do të ishin sot më burg. Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e  tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentinn që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i ant-korrupsioni nga DASH është futur në hetim nga SPAK nga ai që jo vetëm unë por gjithë Shqipëria mezi pret ta shikojë para SPAK-ut”.