Finalja e Conference League, UEFA rrit numrin e biletave për Roma e Feyenoord

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 14:43
CONFERENCE LEAGUE FINALE TIRANE UEFA BILETAT TIFOZE frame 1037 1280x720

Finalja e Conference League, UEFA rrit numrin e biletave për Roma e Feyenoord

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 14:43

Bëhet më e vështira gara për një biletë në finalen e Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në Arenën Kombëtare. Nëse deri më tani tifozët shqiptarë e kishin mjaftueshëm të vështirë për të siguruar një vend në ndeshjen ndërmjet Romës dhe Feyenoord, misioni në vijim mendohet të jetë në kufijtë e së pamundurës.

Kjo për faktin se duke vlerësuar interesimin e madh nga tifozët italianë dhe ata holandezë, UEFA vendosi të rrisë numrin e biletave që do të përfitojnë mbështetësit e Romës dhe ata të Feyenoord. Duke qenë se kapaciteti me mbi 22 mijë spektatorë është i kufizuar, kërkesa është rritur në mënyrë të pabesueshme. Fillimisht u mendua që tifozerive ultras të dy ekipeve do t’u rezervoheshin nga 4 mijë bileta, 7 mijë do të ishin për tifozët neutralë dhe pjesa tjetër për sponsorët.

Por tani UEFA ka menduar ta rrisë në 7 mijë numrin e biletave për mbështetësit e Romës dhe po aq për ata të Feyenoord. Teksa një numri lartë i vendeve do të rezervohet për sponsorët dhe biletave për bashkëpunëtorët dhe zyrtarët, në situatën aktuale reduktohet numri i tifozëve neutralë.

Gara për një biletë, në faqen zyrtare të UEFA-s do të bëhet më e ashpër, duke reduktuar shanset e tifozëve shqiptarë, për të ndjekur finalen e parë europiane që do të zhvillohet në Tiranë.