Humbën në Valbonë, policia shpëton turistet nga Tunizia

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 00:13
Valbona qafa 1280x720

Humbën në Valbonë, policia shpëton turistet nga Tunizia

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 00:13

Policia e Tropojës ka shpëtuar dy turiste nga Tunizia, që kishin humbur në zonën e Valbonës, një nga lokalitetet me të njohura të turizmit malor shqiptar.

Dy gratë, 41 dhe 46 vjeçe, po eksploronin natyrën e bukur të atyre zonave, por kanë humbur sensin  e orientimit, duke u shtyrë në zona gjithmonë më të thella, dhe me terren të vështirë, e quajtur “Qafa e Valbonës”.

Të lodhura dhe me disa dëmtime të lehta, turistet fatmirësisht kanë arritur të komunikojnë me forcat e rendit, që pas tre orësh kanë arritur t’i shpëtojnë.