Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Kam piercing në një vend që nuk thuhet”. Hamilton kërcënon të tërhiqet nga gara e F1

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 16:25 | Sporte të tjera

Lewis Hamilton ka kërcënuar të tërhiqet nga Çmimi i Madh i Majamit, që zhvillohet për herë të parë këtë vit, për shkak se ka në trupin e tij një piercing të fshehtë.

Federatë Ndërkombëtare e Automobilizmit ka deklaruar se do të zbatojë rregulloren që nuk iu lejon pilotëve të mbajnë bizhuteri në garë, duke nisur nga kjo fundjavë. Por Hamilton thotë se ka të paktën dy piercing në vende që nuk ka mundësi t’i heqë.

Në konferencën për media të së premtes, 7-herë kampioni i botës, u shfaq me 3 ora e 8 unaza në duar, 4 varëse, një byzylyk dhe 2 vathë. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Siç e kam thënë, nuk mund të heq të paktën dy prej tyre. Njërin e kam në një vend ku nuk mund ta shpjegoj”, tha ai.

“Por mund të them se është prej platini dhe nuk ka magnet. Nuk ka qenë kurrë problem sigurie në të kaluarën. Kam 16 vjet që mbaj bizhuteri. Kështu që nëse më ndalojnë, le ta bëjnë. Kemi një pilot rezervë. Jemi të përgatitur për fundjavën”.

Hamilton nuk ka fituar asnjë garë nga katër të zhvilluara deri tani këtë sezon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë