Macron nis zyrtarisht mandatin e dytë

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 15:01
MB MACRON MERR DETYREN frame 328 1280x720

Macron nis zyrtarisht mandatin e dytë

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 15:01

Emanuel Macron ka marrë zyrtarisht detyrën për herë të dytë si president i Francës, në një vend ku presidentët rrallë rizgjedhjen. Ai fitoi 58,5% të votave në raundin e dytë kundër Marine Le Pen të së djathtës ekstreme, pavarësisht kundërshtimit të fortë ndaj politikave të tij.

Inaugurimi i Macron shënon fundin e një fushate elektorale dhe hapjen e një tjetër – për zgjedhjet legjislative në qershor. Në një fjalim të shkurtër, ai tha se në një kohë sfidash të paprecedentë për botën dhe Francën mandati i tij i dytë do të ishte “i ri” dhe jo thjesht një vazhdim i të parit.

Në mesin e 500 të ftuarve të pranishëm ishin ish-presidentët Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy si he liderë fetarë dhe figura të tjera shtetërore.