“Meta armiku nr. 1 i reformës në drejtësi”, Rama: Pse SPAK mori peng Dvoranin pa arsye dhe nuk lëviz gishtin për kampionët e korrupsionit

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 13:52
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

“Meta armiku nr. 1 i reformës në drejtësi”, Rama: Pse SPAK mori peng Dvoranin pa arsye dhe nuk lëviz gishtin për kampionët e korrupsionit

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 13:52

Kryeministri Edi Rama ka përforcuar qëndrimin e tij për deklaratat e bëra në Asamblenë Socialiste, ku akuzonte SPAK se mori nën hetim Ardian Dvoranin pas kallëzimit të Ilir Metës. Në një reagim në Twitter ai e konsideron presidentin Ilir Meta si armikun numër një të reformës në drejtësi.

“Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!”.

Ai kërkon nga SPAK të sqarojë pse reagoi menjëherë ndaj këtij kallëzimi dhe nuk lëviz për kampionët e korrupsionit në drejtësi.

“Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit, ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!”.