U denoncua në 2019 nga Berisha se vodhi shtëpinë e Benzema, arrestohet pas 9 vitesh në kërkim drejtori i ujësjellësit të Kurbinit

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 13:32
MB Arerstimi i drejt te Ujesjellesit Kurbin frame 0 1280x720

U denoncua në 2019 nga Berisha se vodhi shtëpinë e Benzema, arrestohet pas 9 vitesh në kërkim drejtori i ujësjellësit të Kurbinit

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 13:32

Policia e Lezhës në bashkëpunim me zyrën e Interpol Tirana, kanë arrestuar drejtorin e Ujësjellës-Kanalizmeve të Kurbinit, Alfred Prodani, pasi rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej afro 9 vitesh.

Ndaj Prodanit, kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga një gjykate në qytetin e Korunjas në Spanjë në vitin 2013, e cila e ka akuzuar atë për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

Pas arrestimit nga policia e Lezhës, ndaj Alfred Prodanit, kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Spanjës.

Por pasi policia njoftoi arrestimin e drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili sjell në vëmendje që Prodani ishte denoncuar prej tij në vitin 2019 se ishte një prej hajdutëve të shtëpisë së yllit të Real Madridit, Karim Benzema.

Në mesazhin e tij, Berisha shkruan se administrata e qeverisë Rama është e mbushur me “hajdutë dhe kriminelë!”.

Mesazhi i Berishës:

Administratë me hajdute dhe kriminelë!

Alfred Prodani, drejtori i ujësjellësit Laç arrestohet për 40 vjedhje e grabitje me dhunë dhe ekstradohet në Spanjë.

Më dt 12.11. 2019 qytetari dixhital e denoncoi atë.

Këtu me poshtë keni kronikën e atij denoncimi ne Dosja.al dhe mesazhin e sotëm të një qytetari dixhital! sb

“Dua të them diçka që ta bësh mediatike që Drejtori i Ujësjellësit të Laçit Alfred Prodani është arrestuar sot në orë 10:00 të paradites nga Interpoli për vjedhje grabitje me dhunë në Spanjë ai ndodhet në paraburgim në Tiranë pritet të ekstradohet. Natën e mirë! Zoti të rujt.”