Një amerikan blen Chelsea-n nga rusi Abramovich

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 14:55
Nje amerikan blen Chelsea n nga rusi Abramovich 1280x720

Një amerikan blen Chelsea-n nga rusi Abramovich

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 14:55

Një grup investitorësh, i kryesuar nga Todd Boehly është gati të formalizojë blerjen e Chelsea-t për afro 5 miliardë euro. Financieri amerikan është njëkohësisht edhe bashkëpronar i skuadrës së bejsbollit, Los Angeles Dodgers.

Oferta zyrtare e mbërritur u konfirmua edhe nga vetë blutë e Londrës, që arkivojnë epokën e drejtimit të Roman Abramovich. Në njoftimin e klubit theksohej se “shitja e aksioneve do të finalizohet në fund të muajit maj, periudhë në të cilën do të përfundojë i gjithë dokumentacioni i nevojshëm”.

Konsorciumi që do të marrë pronësinë e Chelsea mbështetet nga Clearlake Capital. Sipas të përditshmes amerikane, “Financial Times”: “Për të realizuar blerjen më të shtrenjtë në histori të një klubi futbolli, nevojitet bekimi i Premier League dhe i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”.

Gjithsesi, kjo pjesë duket vetëm një formalitet, pasi grupi i drejtuar nga Boehly është aprovuar paraprakisht si blerës. Shifra prej afro 5 miliardë eurosh përfshin blerjen e Chelsea, së bashku me infrastrukturën dhe angazhimi për të vijuar investimet në ekipin e Londrës perëndimore. Për të mbrojtur financat e klubit, janë vendosur disa kufizime rreth komisioneve që përfitohen nga administrimi, shpërndarja e dividendëve dhe për sa i takon borxheve.

Marrëveshja erdhi pas sanksioneve që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vendosi për oligarkun Roman Abramovich, prej periudhës kur Rusia pushtoi Ukrainën. Qeveria britanike e vendosi në listën e sanksioneve për marrëdhënieve të afërta që Abramovich ka me presidentin rus, Vladimir Putin.