Presidenti i ri, Rama përjashton bashkëpunimin me opozitën e Sali Berishës

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 11:31
7 MAJ PS ASAMBLEJA frame 30973 1280x720

Presidenti i ri, Rama përjashton bashkëpunimin me opozitën e Sali Berishës

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 11:31

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar çdo mundësi bahskëpunimi me Sali Berishën për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit, Duke folur në Asamblenë e Partisë Socialsite, kreu i qeverisë theksoi se nuk konsideron ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ndjekësit e tij, por shtoi që në rast se nga opozita do të vijë një emër i cili është i pranueshëm, mazhoranca do ta aprovojë. Rama saktësoi se asnjë vendim i marrë nga opozita e Berishës, nuk do të njihet nga Partia Socialiste.

“Dua ta shfrytëzoj rastin për të thënë për ata që janë përfshirë në këtë proces si pjesë e palëve të tjera të Parlamentit që ne nuk e kemi ende një emër, se po ta kishim do ta bënim me dije. Kam dëgjuar që thonë se do bëjmë një letër, mos na përdorim, kemi kritere. Ne kemi qenë në 2 procese për zgjedhjen e Presidentit kur ishim në opozitë.

Një kur ata nuk i kishin votat dhe i bënë në fund dhe një kur ata i kishin dhe doli president, presidenti më partiak, Bujar Nishani. Ne nuk ishim naivë të mendonim se duke qenë në tryezë do të merrnim presidentin, por ne bëmë detyrën tonë. Nuk vumë barriera për kritere se mund të përcaktojmë çdo kritere të duam, në fund dilet tek emri. Mund të vë kritere që është lindur e rritur në Hënë dhe me dëshmi të pastër penaliteti nga Hëna. Kjo do të ishte ideale, por nuk mund të ndodhë. Mos humbasim kohë, nuk jemi në proces për të larë gojën, as për konsensus. Na duhet një president që normalizon institucionet, që mos na turpërojë kur del në televizor apo ku flet për Malin me Gropa.

Jemi në kërkim të një presidenti që rrezaton përtej nesh. Figurat e PS për ne do ishin më të mirat e mundshme, por nuk mund të jenë pjesë e kësaj. Nëse ata do të sjellin një propozim bindës do ta pranojmë menjëherë, por nuk mund të jetë figurë politike që vjen nga rrugët e qametit.

Duhet të zgjedhim paralelisht Avokatin e Popullit. I takon atyre të na propozojnë emra. Opozita nënkupton përjashtim kategorik non gratën dhe shpurën e tij. PS nuk njeh asnjë akt, propozim e asnjë kërkesë që buron nga ai drejtim, me të cilin politika e PS dhe Shqipërisë nuk duhet të ketë asnjë lidhje. Të hidhen përpjetë, ne nuk njohim asgjë që buron nga ai burim i së keqes së madhe të popullit tonë. Jo për presidentin po as për rojen e cilësdo godinë në këtë vend dhe asnjë hu gardhi për ta vënë në fund të Lanës. Me shumë keqardhje për të gjithë ata që verbërisht i shkojnë pas asaj shpure dhe i kthejnë kurrizin të ardhmes dhe fëmijëve të tyre, ka kohë që historia është parashkruar në raport me atë të keqe që e shporrëm dhe nuk ka shans të kthehet më”.