Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“PS do të jetë partia e votuesve, jo e të punësuarve në shtet”, Rama: Në shtator nis puna për zgjedhjet, komision i posaçëm për kandidaturat

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 10:37 | Politikë
“PS do të jetë partia e votuesve, jo e të punësuarve

Gjysma e parë e këtij viti do të jetë për Partinë Socialiste përmbyllja e kandidaturave për kryetarët e degëve të PS-së për të vijuar me gjysmën tjetër të vitit me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi se është ngritur një komision i posaçëm për të dalë në fund të korrikut më kandidatët e përzgjedhur.

“Të gjithë kandidatët për të drejtuar PS-në apo kandidatët për zgjedhjet në çdo bashki, të kalojnë përmes një rruge që përveçse garanton hapjen e partisë mundëson vlerësimin e çdo kandidature garanton konkurrencë dhe në fund siguron meritën për zgjedhjen e tyre. PS ka ngritur komision të posaçëm që do të fillojë menjëherë dhe do mbyllet në fund të qershorit dhe në fund të korrikut të bëjë miratimin e kandidatëve fitues. Komisioni i këtyre zgjedhjeve do ketë detyrë për të prekur të gjithë territorin dhe për të shpjeguar procesin në mënyrë që të mos ketë as keqkuptime, as të përjashtuar nga ky proces dhe pastaj për të garantuar që të gjitha kandidatë të kenë mundësi të ballafaqohen publikisht përballë një asambleje bashkie që duhet të jetë e hapur për këdo që merr pjesë dhe ndjek ballafaqimin e kandidaturave. Pas kësaj komisioni do të bëjë vlerësimin e tyre dhe do propozojë miratimin përfundimtar të kandidatëve fitues”.

Pas kësaj, Rama njoftoi se në shtator do të nisë puna për njësitë bashkiake të vendit, ku shtoi se PS në territor do të jetë partia e votuesve, jo e të punësuarve në shtet.

“Kjo është zgjedhje me rëndësi strategjike për të ardhmen e PS jo vetëm për zgjedhjet vendore të ardhshme që ne e kemi nisur punën dhe do i kushtojmë vëmendjen e pjesës ë dytë të vitit dhe vitit të parë që vjen por për gjithë dekadën që vjen se është domosdoshmëri që t’i japim drejtimin PS një profil të ri politik. PS në territor do të jetë partia e votuesve tanë, jo e të punësuarve në shtet. Në fund të qershorit një grup kandidaturash për 61 bashkitë që të përmbushë këtë qëllim dhe të jetë baza që në shtator tetor të vijojmë me të njëjtën mënyrë për kandidatura për njësitë bashkiake”.

Rama theksoi domosdoshmërinë për digjitalizimin e PS-së.

“Duhet të fokusohemi në mënyrë të veçantë tek efektiviteti dhe fosilizimi i një sërë organizatash që për inerci qëndrojnë dhe nuk japin më produktin e tyre. Përtej këtyre proceseve qëndron domosdoshmëria që partia të ecë sa më shpejt me digjitalizimin dhe PS digjitale të bëhet fuqia që ende na mungon”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë