Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shumë i bukur për të mos qenë i vërtetë! Avioni hipersonik në filmin e Tom Cruise së shpejti në flotën amerikane

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 15:49 | Teknologji

Avioni luftarak hipersonik, që shfaqet në filmin Top Gun: Maverick, me protagonist Tom Cruise, mund të mos jetë vetëm një vepër imagjinare, por një avion i vërtet ushtarak që së shpejti do të bëhet pjesë e flotës amerikane.

James Taiclet, CEO i kompanisë Lockheed Marin, që prodhon pjesën më të madhe të armatimeve dhe mjeteve luftarake të Shteteve të Bashkuara, konfirmoi se dega “Skunk Works” ka bashkëpunuar me prodhuesit e filmit hollivudian për të krijuar dizajnin e avionit hipersonik Darkstar. Por, modeli i paraqitur në film duket se është bazuar mbi skicat e një avioni të ri hipersonik që kompania planifikon të prodhojë, të quajtur SR-72. Në prill, një tjetër drejtues i Lochkheed Martin, John Nielson, tha se avioni Darkstar mund tregojë disa detaje nga aeroplani i ri i kompanisë.

Avioni hipersonik SR-72 është në fazën e prodhimit në fabrikën e kompanisë në Kaliforni dhe mendohet të futet në flotën amerikane brenda vitit 2030. Ai do të pasojë modelin SR-71, i cili kur debutoi në vitin 1976 theu rekordet e shpejtësisë pasi udhëtoi për më pak se dy orë nga Nju-Jorku në Londër.

“Skunk Works”, dega sekrete e Lockheed Martin, ka krijuar disa avionë ikonë të ushtrisë amerikane, si avionin spiun, atë Blackbird e më pas avionët luftarakë “të padukshëm”, që i shpëtojnë radarëve të ushtrisë armike.

Menaxheri i programit të avionëve hipersonikë të Lockheed Martin, Brad Leland, ka deklaruar se shpejtësia do të jetë arma më e fortë në luftën ajrore të së ardhmes. Sipas kompanisë, avionët e ardhshëm të prodhuar për ushtrinë amerikane, do të jenë në gjendje të godasin çdo pikë brenda një kontinenti, për më pak se një orë. Modeli SR-72 është parashikuar të fluturojë pa pilot, me një shpejtësi gjashtë herë më të lartë se ajo e zërit, ose rreth 6400 km/h.

A2 CNN Livestream

Dita jonë