Ndërkohë që Tirana po festonte titullin e 26 kampion me tifozët e saj në një atmosferë të jashtëzakonshme, tensioni në sektorin e tifozëve të Partizanit arriti kulmin.
Fansat e të kuqve nuk e kapërdinë dot të ishin sfond në festën bardheblu dhe për këtë arsye nisën të thyenin stolat e “Elbasan Arenës” e t’i hidhnin ato drejt policisë.
Për të qetësuar gjendjen, efektivët përdorën gazin lotsjellës, ndërkohë që u detyruan të arrestonin edhe disa tifozë.