Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trajneri i Empolit: E ardhmja e Asllanit, në “San Siro”

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 14:37 | Futboll
Trajneri i Empolit: E ardhmja e Asllanit, në “San Siro”

Kristian Asllani do të luajë në të ardhmen në “San Siro”. Kështu mësohet të jetë shprehur trajneri i tij tek Empoli, Aurelio Andreazzoli. Megjithatë, trajneri nuk e ka specifikuar se në cilën “anë” të qytetit do të rreshtohet 20-vjeçari shqiptar, atë kuqezi apo zikaltër.

Zbulimin e bëri për “Gazzetta dello Sport” ish-mbrojtësi i Interit dhe Empolit, Daniele Adani, cili ndoqi të premten ndeshjen mes Interit dhe Empolit në Milano, të fituar nga zikaltrit 4-2, ku Asllani shënoi golin e epërsisë së përkohshme të miqve.

“Para takimit fola me Andreazzoli-n dhe e pyeta se deri ku mund të arrijë Asllani. Ai më bëri me shenjë nga fusha e San Siro-s dhe tha “këtu”. Është lojtar i denjë për skenat e mëdha të futbollit, për mendimin tim është lojtari i ri më i mirë i kampionatit italian”, tha Adani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë