Uzuni shënon golin e tij të parë në Spanjë

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 16:23

Uzuni shënon golin e tij të parë në Spanjë

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 16:23

Myrto Uzuni ka shënuar golin e tij të parë në kampionatin spanjoll të futbollit.

Sulmuesi i kombëtares sonë gjeti rrugën e rrjetës me Granadën, në ndeshjen që ekipi i tij e fitoi me rezultatin e thellë 6-2 ndaj Mallorca, ku aktivizohet Vedat Muriqi.

Uzuni e nisi ndeshjen nga stoli dhe shënoi golin e pestë të takimit.