Vdekja e të riut në komisariat, lihen në burg 3 efektivët e policisë

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 13:41
ngjarja kavaje vetevarja frame 461 1280x720

Vdekja e të riut në komisariat, lihen në burg 3 efektivët e policisë

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 13:41

Tre efektivët e policisë, të arrestuar në lidhje me vdekjen e një të riu në komisariatin e Kavajës, janë lënë në burg nga Gjykata.

Petrit Berhamaj, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola do të qëndrojnë në burg teksa do të gjykohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë marrë masa për parandalimin e ngjarjes.

Sipas agjencisë mbikëqyrjes policore, 31-vjeçari Ilvi Meta u vetëvra me lidhësen e bluzës që mbante veshur. Komisarët e patrullës së përgjithshme nuk ishin kujdesur qe i riu të mos kishte asnjë send vetjak që mund t’i rrezikonte jetën enë këtë mënyrë duke parandaluar ngjarje të tilla.

Ilvi Meta ishte arrestuar pasditen e së së mërkurës me vendim të gjykatës së Kavajës si person i dyshuar për vjedhje. Ai njihej nga policia lokale si person me precedentë penalë në këtë fushë ndërsa nga raporti i mjekësisë ligjore, në trupin e tij, nuk u gjetën shenja dhune.

Veç detyrave të policisë, kushtet e komisariateve dhe dhomave të shoqërimit janë bërë objekt i ngjarjeve të tilla së fundmi. Në komisariatin e Kavajës  dy vite më parë avokati i popullit lëshoi disa rekomandime, mes të tjerave mungesa e dhomës së mjekut, por edhe prania e psikologut, që ngjarje të tilla të parandalohen.