Vdekja e të riut në komisariat, protestë në të gjithë vendin. Ndizen qirinj nëpër komisariate

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 20:13

Vdekja e të riut në komisariat, protestë në të gjithë vendin. Ndizen qirinj nëpër komisariate

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 20:13

Në shumë qytete të vendit është duke u mbajtur një protestë e heshtur dhe paqësore, me moton “Stop vrasjes në Komisariate”.

Protestuesit kanë ndezur qirinj nëpër komisariatet e policisë.

Kjo protestë vjen pas lajmit se një i ri vrau veten në komisariatin e Kavajës. Tre efektivët e policisë, të arrestuar në lidhje me vdekjen e një të riu në komisariatin e Kavajës, janë lënë në burg nga Gjykata.

Petrit Berhamaj, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola do të qëndrojnë në burg teksa do të gjykohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë marrë masa për parandalimin e ngjarjes.

Sipas agjencisë mbikëqyrjes policore, 31-vjeçari Ilvi Meta u vetëvra me lidhësen e bluzës që mbante veshur. Komisarët e patrullës së përgjithshme nuk ishin kujdesur qe i riu të mos kishte asnjë send vetjak që mund t’i rrezikonte jetën në këtë mënyrë, duke parandaluar ngjarje të tilla.