Volejboll për femra, Skënderbeu shpallet kampion pas 36 viteve

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 22:56

Volejboll për femra, Skënderbeu shpallet kampion pas 36 viteve

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 22:56

Skënderbeu shpallet kampion i Shqipërisë në volejboll për femra.

Ky është suksesi i parë i ekipit korçar pas 36 viteve.

Vajzat e Skënderbeut fituan 3-1 në sfidën e katërt finale, të luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë.

Në këtë mënyrë, Skënderbeu e mbyll serinë triumfuese në finale me rezultatin e përgjithshëm 3-1.