Zgjedhja e kryetarit të PD, ndryshimet në rregullore: Akses të barabartë në garë për të gjithë kandidatët

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 11:09

Zgjedhja e kryetarit të PD, ndryshimet në rregullore: Akses të barabartë në garë për të gjithë kandidatët

Përditësuar më: 7/5/2022, ora 11:09

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha zyrtarizoi kandidaturën e tij si kryetar i Partisë Demokratike, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve njoftoi ndryshimet e bëra në rregulloren për garën. Risitë u prezantuan nga anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo i cili tha se qëllimi është pasja e një gare të ndershme e të barabartë mes kandidatëve.

Ndërkohë, Albana Vokshi sqaroi episodin e filmuar nga kamerat në “selinë blu” teksa numëroheshin votat në Këshillin Kombëtar, kryetar i së cilit u zgjodh Edi Paloka.

Kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, sipas vendimit të marrë gjatë Kuvendit Kombëtar duhet të dorëzojnë dokumentacionin brenda mesditës së sotme.