3 orë nga aksidenti i rëndë, arrestohet në një spital privat drejtuesi i makinës

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 15:59
j3 1280x720

3 orë nga aksidenti i rëndë, arrestohet në një spital privat drejtuesi i makinës

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 15:59

Gati 3 orë nga aksidenti me 3 persona të plagosur në “Rrugën e Kavajës në Tiranë”, policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të makinës Benz G-Class që shkaktoi aksidentin, i cili është Ajas Sulejmeni, 39 vjeç.

“Pas një pune intensive hetimore u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të Aksidentit Rrugor në një nga spitalet private të kryeqytetit si dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për kryerjen e veprimet të tjera hetimore në funksion të ngjarjes rrugore”, njofton policia.

Në aksident mbetën të plagosur dy prindërit dhe fëmija vetëm 3 muajsh.