Apeli i heronjve të rezistencës në Azovstal: Mos na lini të vdesim këtu

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 17:07
Untitled collage 2022 05 08T083432.427 1280x720

Apeli i heronjve të rezistencës në Azovstal: Mos na lini të vdesim këtu

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 17:07

Ukraina bëri të ditur se mbrëmjen e djeshme u bë i mundur evakuimi i të gjithë civilëve të mbetur në uzinën e çelikut në Azovstal, duke shmangur në këtë mënyrë një tjetër tragjedi, për shkak të bombardimeve të pafundme të rusëve ndaj kësaj zone.

Por pavarësisht kësaj, tashmë në tunelet e blinduara të metalurgjikut kanë mbetur të bllokuar me dhjetëra e dhjetëra luftëtarë ukrainas, pjestarë të rezistencës, të cilët mund të përballen me egërsinë e rusëve, meqenëse civilët u larguan.

Pjesëtarë të marinës dhe të brigadës Azov janë në një përballje të ashpër me pushtuesit dhe janë në fund të rezervave me ushqime dhe armatime.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, komandanti i brigadës së 36 të marinës ukrainase, Serhiy Volnya kërkon ndërhyrje të menjëhershme qoftë nga autoritetet apo të organizatave humanitare për evakuimin e tyre nga Azovstali.

“Duke sikur jam në një “reality show” të tmerrshme, ku jemi ne ushtarët, që luftojmë për të shpëtuar jetët tuaja, përpiqemi me çdo mënyrë që të mbijetojmë, ndërkohë që bota po sheh një histori tepër interesante. Ndryshimi i vogël është që ky nuk është një film dhe ne nuk jemi personazhe të krijuar. Presim ndërhyrjen tuaj. Çdo minutë e humbur ka të bëjë me jetën tonë”, shkruan Volyna.

Ndërkohë, që i menjëhershëm ishte reagimi i presidentit Volodymyr Zelensky.  Kreu i Kievit deklaroi se po bën gjithçka për evakuimin e heronjve të Mariupolit, ndonëse pengesat janë tepër të mëdha.

“Po përgatisim fazën e dytë të misionit të evakuimit, të plagosurit dhe mjekët. Gjithashtu po punojmë për të evakuuar ushtrinë tonë, të gjithë heronjtë në mbrojtje të Mariupolit. Është jashtëzakonisht e vështirë dhe jam i sigurt se të gjithë e kuptojnë arsyen kryesore. Por le të mos humbasim shpresën. Ne nuk ndalemi. Çdo ditë ne kërkojmë një opsion diplomatik që mund të funksionojë”, u shpreh presidenti.