Gjimshiti shënon golin e parë sezonal në Serie A, e bën në “derbin” ndaj Manajt

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 16:09

Gjimshiti shënon golin e parë sezonal në Serie A, e bën në “derbin” ndaj Manajt

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 16:09

Berat Gjimshiti ka realizuar golin e parë sezonal të tij në Serie A në ndeshjen në transfertë të kësaj të diele ndaj Spezia-s së Ray Manajt.

Ndeshja ishte në barazim 1-1 kur mbrojtësi i kombëtares shqiptare arriti të realizojë në minutën e 73-të.

Falë golit të Djimsiti, Atalanta bëhet skuadra e tretë në historinë e Seria A që arrin të shënojë me 20 lojtarë të ndryshëm në kampionat. Këtë gjë e kanë bërë në të kaluarën, Juventusi në sezonin 2011-2012 dhe Fiorentina në sezonin 2014-2015, me 21 lojtarë të ndryshëm.

Ndërkohë, Rey Manaj e nisi këtë takim nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 56-të.