Jepet masa për truprojën e ekstraduar të Saimir Tahirit

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 10:43
Untitled collage 2022 05 08T104216.234 1280x720

Jepet masa për truprojën e ekstraduar të Saimir Tahirit

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 10:43

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Hekuran Markun, ish bodigardin e Tahirit.

Truproja i ish-ministrit Tahiri, u ekstradua një ditë më parë nga Gjermania. Ai akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Emri i Hekuran Markut doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.