Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kërkohet nga Spanja për trafik droge, gjykata vendos burg pa afat për biznesmenin

Nga A2 CNN
8 Maj 2022, 12:31 | Aktualitet
Kërkohet nga Spanja për trafik droge, gjykata vendos burg pa afat

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "burg pa afat" për biznesmenin Nikolin Janina, i kërkuar nga drejtësia e Spanjës për trafik droge.

Nikolin Janina, biznesmeni shqiptar, me akuza si trafikant droge është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë.

Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Europës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani