Kishte krijuar një skemë mashtrimi me TVSH, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 09:50
policia tirane

Kishte krijuar një skemë mashtrimi me TVSH, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 09:50

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38 vjeçar të shpallur në kërkim për penale “Krijimi i skemave mashtruese”.

Në kuadër të operacionit policor “Skema” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Sotiraq Beçi (Beci).

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.